Brandy Skëndërbeu
Brandy “Skëndërbeu” është një pije alkoolike e përftuar nga alkooli i rrushit të vjetëruar.
Varietetet e rrushit të përdorura për prodhimin e alkoolit për konjak dallohen në disa veçori karakteristike të përcaktuara nga teknologjia.
Rrushi i përdorur grumbullohet kur arrin pjekurinë e tij teknike dhe më pas i nënshtrohet egrapimit dhe fermentimit në temperaturë të kontrolluar, duke prodhuar një verë me karakteristika të caktuara. Vera më pas zhvendoset në enët prej bakri ku dhe distilohet deri në përftimin e një alkooli të qartë-kristal të një cilësie shumë të lartë dhe me një gradë alkoolike rreth 70 % volum. Alkooli i rrushit vjetërohet për 3 vjet në bute lisi nga ku dhe merr aromën e veçantë të brandy-t.