Kantina e Pijeve “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” Sh.a.
Është themeluar në vitin 1935 si një kantinë vere, me një kapacitet rreth 1.350 Hl, në zonën e Sukthit me një distancë prej 10 km nga qyteti i Durrësit, si një inisiative e një familjeje italiane dhe shqiptare.
Në vazhdën e viteve transformohet dhe rritet me një kapacitet deri në 21.350 Hl. Në vitin 1960 projektohet dhe ndërtohet një tjetër kantinë në Rrashbull me një kapacitet fillestar prej 9.500 Hl, e cila më pas rritet deri në një kapacitet prej 24.000 Hl. Sot kapaciteti total i kantinës sonë është 90.000 Hl. Ky kapacitet lejon që kjo kantinë të trajtojë lehtësisht pjesën më të madhe të rrushit që kultivohet në Shqipëri.
Synimi i kompanisë ka qënë përpunimi i rrushit dhe prodhimi i disa lloje verërash të kuqe (Merlot, Shesh i Zi, Cabernet Sauvignon, Sangiovese, Pinot Noir etj.) dhe të bardha (Riesling, Tokaj, Trebiano, Aligote etj.); i verërave të ëmbla si Malaga , Moskat, Vermuth të bardhë dhe të zi, i brandy Skëndërbeu; i likereve të ndryshme etj.
Kompania jonë është mjaft e dalluar edhe në prodhimin e pijes tradicionale Shqiptare të Rakisë së rrushit.