Rakia “Moskat”

Është pije tradicionale në tavolinat shqiptare. Prodhohet nga seleksionimi i kujdesshëm i varietetit të rrushit aromatik Moskat (dallohen Moskat ottonel, Moskat kanell dhe Moskat hamburgu). Cilësia e lartë dhe buketi fin janë arritur nga studimet e shumta lidhur me teknologjinë prodhuese. Distilimi i kësaj pijeje bëhet në mënyrë artizanale dhe kjo bën që të ruhet aroma karakteristike e rrushit.
Vjetërohet jo më pak se një vit.