Rakia e rrushit

Është prodhim tradicional i kantinës. Për këtë artikull shfrytëzohet rrushi i kultivuar në vendin tonë sidomos varietetet Shesh i Bardhë, Shesh i Zi, Moskat Roze, Shiroka, Debina e bardhë, Debina e zezë etj, zakonisht shfrytëzohet për distilim, rrushi me 160 – 190gr/L sheqer. Përdoren shumë edhe rrushet e pjergullave.
Rëndësi kantina i ka kushtuar vjetërimit të saj duke arritur kështu një cilësi të lartë.