Riesling
Verë e prodhuar me shijen e hollë të varietetit të rrushit Riesling, paraqet një ngjyrë gruri me nuancë të gjelbër dhe ofron një aromë delikate. Shoqëron peshkun, frutat e detit dhe gjithashtu mishin. Shërbehet e freskët në temperaturën 8 – 10 ºC. Mund të ruhet për një kohë të gjatë në vënde freskëta, e mbrojtur nga drita, në temperaturën e lartpërmëndur.